Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i organizuar me deputetët dhe drejtuesit politikë të qarqeve. “Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania”, tha Rama. “Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”. Rama u ka kërkuar socialistëve që të dalin sa më shumë në terren dhe të jenë pranë qytetarëve, duke mbledhur problematikat dhe shqetësimet...
Burimi:
javanews.al