Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen
Aeroporti i Rinasit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me problemin e shfaqur në sistemet e trafikut ajror në vendin tonë. TIA ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon situatën e krijuar për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve. Gjithashtu bëhet me dije është angazhuar numri maksimal i stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më efikas të situatës. Ekipet e aeroportit janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për përshpejtimin e rikthimit të operacioneve në normalitet. Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive ajrore përkatëse për informacionet më të fundit mbi statusin e...
Burimi:
javanews.al