Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

900 maturantë më shumë aplikuan këtë vit në U-albania për sigurimin e një emri fitues në auditor për vijimin e të drejtës së studimit në Universitetet e vendit. Faza e parë 48 orëshe ka një ecuri të kënaqshme, që për drejtorin e Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj  është tregues i mirë, që parashikon të realizojë një përqindje të lartë të regjistrimeve deri në fund të këtij raundi. “Kemi arritur që vetëm brenda 24 orëve të para të kemi regjistruar mbi 25% të maturantëve. Por duhet të kemi parasysh që të parët janë studentët ekselentë që regjistrohen. Janë ata maturantë të cilët pothuajse kanë fituar çdo degë. Me regjistrimin e këtyre 5 mijë maturantëve, lirohen, pothuajse mund të themi, mbi 4 mijë vende fituese për maturantët...