Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar se për shkak të një defekti të rëndë në linjën e transmetimit DN 1100mm çelik, që furnizon depot perëndimore të qytetit të Tiranës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Zonat që preken janë: Selitë; Kodra e Diellit; Astir; Yzberisht; Pallatet Çabej; Kodër Kamëz; Fusha Misto Mame; “Ekipet e UKT janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit”, tha UKT.
Burimi:
javanews.al