Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia ishte shumë pranë kualifikimit historik në Ligën e Europës, por ëndrra u shua në minutat e shtesës. Rrogozhinasit u mposhtën 2-1 nga Lilestromi në Norvegji, pas një ndeshjeje që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe u vendos vetëm pas 30 minutave shtesë. Egnatia e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaloi në avantazh në minutën e 33-të. Pas një krosimi të Fernando Medeiros nga goditja e këndit, Eljon Sota u shkëput bukur dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Egnatias, ndërsa skuadra shqiptare vijoi të ishte më kërkuese edhe pas pushimit. Në minutën e 62-të, Alesandro Albaneze provoi të befasonte portierin kundërshtar me një goditje spektakolare nga distanca, por topi...