Mlladiç dhe krimet monstruoze të Kasapit të Bosnjës

Mlladiç dhe krimet monstruoze të Kasapit të Bosnjës

Ratko Mlladiçi, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë. Ai u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës Ratko Mlladiçi, i cili ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ishte “Kasapi i Bosnjës” me qafë të trashë. Si komandant i Ushtrisë së serbëve të Bosnjës, ai udhëhoqi një fushatë brutale të spastrimit etnik gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Spastrimi etnik ishte një shprehje që përshkruante masakrimin e dhjetëra mijëra burrave, grave dhe fëmijëve, në përpjekje për të realizuar atë që ai e shihte si përmbushjen e fatit historik të një Serbie të Madhe. Këtë synim e...