Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. Sipas të dhënave më të fundit të Policisë së Nepalit, 389 persona kanë humbur jetën, ndërsa 466 të tjerë janë plagosur dhe janë shpëtuar nga zonat e prekura. Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situatë të rëndë në disa pjesë të vendit, duke përmbytur zona të banuara dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Ekipet e emergjencave vijojnë operacionet për kërkimin dhe shpëtimin e personave të bllokuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të ndryshojë. Chitwan është një nga zonat më të goditura, ndërsa viktima janë raportuar edhe në disa distrikte të tjera. Përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu dëme në rrugë, banesa dhe infrastrukturë, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Situata është komplikuar...