Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. “Pata një bisedë të mirë me të”, u tha presidenti amerikan gazetarëve, teksa shtoi me siguri se Putin “nuk do të sulmojë vendet e NATO-s”. Gjithashtu Donald Trump ka thënë se nuk është i shqetësuar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. “Nuk jam i shqetësuar… fare. Nuk ka problem”, shpjegoi ai në një intervistë me Axios, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me një provokim të mundshëm rus kundër vendeve të NATO-s. Sipas ‘thashethemeve’ të raportuara nga Wall Street Journal, shefi i CIA-s, John Ratcliffe, fluturoi për në Moskë për të paralajmëruar Rusinë të mos sulmonte vendet e NATO-s. Lidhur me udhëtimin e shefit të CIA-s në Moskë, Trump...