Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital
KOSOVË- Ka ndërruar jetë Egzon Bytyçi, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij në Malishevë. “Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, njoftuan autoritetet. 26-vjeçari vrau me armë zjarri 25-vjeçaren, që ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe mjekët kishin thënë menjëherë pas ngjarjes se gjendja e tij ishte kritike. Vrasja e gruas shtatzënë nxiti reagime të shumta në Kosovë, me institucionet që thanë se duhet parandaluar dhuna ndaj grave.
Burimi:
javanews.al