“Do vazhdojmë bisedimet”- Kurti dhe Abdixhiku kalojnë te emrat për President, diskutojnë për kandidatët! Kryeministri flet dhe për Hashim Thaçin…

“Do vazhdojmë bisedimet”- Kurti dhe Abdixhiku kalojnë te emrat për President, diskutojnë për kandidatët! Kryeministri flet dhe për Hashim Thaçin…

Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku njoftuan se kishin bërë  një hap të ri në përpjekjen për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë. Kurit tha se ky ishte takimi i parë në të cilin u diskutuan emrat konkretë për president a presidente të vendit. “Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë, serioz. Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm. Pra, atyre kritereve dhe parimeve udhëzuese për të cilat jemi dakorduar herën e kaluar lidhur me vlerat, meritat dhe kontributin kombëtar, shtetëror, profesional, qytetar të personaliteteve, figurave të ndryshme të shoqërisë e të vendit tonë, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë të...