Nga sera te rafti i supermarketit, në shtator nis “Pricewatch Albania”, iu shërben konsumatorëve

Nga sera te rafti i supermarketit, në shtator nis “Pricewatch Albania”, iu shërben konsumatorëve

“PriceWatch Albania”, platforma e re që synon transparencë mbi çmimet e ushqimeve bazë, pritet të bëhet aktive në shtator. Qytetarët do të mund të krahasojnë çmimet nga prodhimi te pika e shitjes, ndërsa institucionet do të monitorojnë lëvizjet përgjatë zinxhirit. Synimi është rritja e konkurrencës dhe frenimi i abuzimeve me çmimet. “Po çmimet, ja ashtu. Domatja 120, kastraveci 100. Dikush e ka më lirë e dikush më shtrenjtë”, thotë një qytetar. Nga fushat e serrat ku kultivohen te pikat e grumbullim e më pas te ato të shitjes e pakicë… qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj do të kenë të pasqyruar në kohë reale çmimet e frutave, perimeve dhe kategorive të ushqimeve të tjera bazë. Me qëllim transparencën dhe parandalimin e abuzimeve, nga muaji shtator...