Shuhet ”Kasapi i Bosnjës”, Ratko Mladić i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë

Shuhet ”Kasapi i Bosnjës”, Ratko Mladić i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë

Rajoni E Enjte, 27 Gusht 2026 15:18 Ratko Mladić. ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Serbe, i dënuar për krime lufte ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës. Ai ishte i sëmurë prej vitesh, ndërsa gjatë javëve të fundit familja e tij, si dhe autoritetet e Serbisë dhe të entitetit boshnjak Republika Serbe kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për ta transferuar në Beograd, ku do t’i kalonte ditët e fundit të jetës. Me origjinë nga Kalinoviku, Ratko Mladić u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e popullsisë civile, shfarosjen dhe vrasjet, dëbimin dhe veprat çnjerëzore, terrorizimin dhe sulmet e paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të...