Shembja e akullnajës dyshohet se shkaktoi përmbytjen vdekjeprurëse në kufirin Nepal-Tibet

Shembja e akullnajës dyshohet se shkaktoi përmbytjen vdekjeprurëse në kufirin Nepal-Tibet

Bota E Enjte, 27 Gusht 2026 11:45 Mbi 200 të vdekur e rreth 1300 të zhdukur është deri tani bilanci i përmbytjeve katastrofike në Nepal, ndërsa viktima raportohen edhe në Kinën fqinjë. Pati pështjellim lidhur me arsyen e fatkeqësisë, por të dhënat e fundit tregojnë se mumnd të ketë qenë shembja e një akullnaje në zonat e larta malore që shkaktoi një rrëshqitje masive toke dhe më pas vërshimin e furishëm ku uji u bashkua me baltë e shkëmbinj. Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ngjarja u regjistrua fillimisht si një tërmet me magnitudë 4,4, por analizat e mëtejshme të valëve sizmike treguan se energjia sizmike ishte krijuar nga një rrëshqitje dheu dhe jo nga një tërmet tektonik. Mes të zhdukurve janë edhe...