Shefi i CIA-s ishte në Moskë për të paralajmëruar Rusinë të mos e sulmojë Baltikun
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi në Moskë këtë javë me qëllim për ta paralajmëruar Rusinë të mos ndërmerrte sulme ndaj vendeve të NATO-s – veçanërisht Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj. Vizita e Ratcliffe më 25 gusht, e para e tij e bërë publike në Rusi qëkurse u emërua në krye të CIA-s nën presidentin Donald Trump, vjen në një kohë kur shqetësimet për agresionin rus janë në rritje në vendet baltike. Një diplomat baltik, i cili foli për REL-in në kushte anonimiteti, tha se zyrtarët “ishin paralajmëruar paraprakisht” për vizitën e Ratcliffe në Moskë. Rusia e ka konfirmuar vizitën. Sergei Naryshkin, drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës të Rusisë, tha se kishte zhvilluar një...
Burimi:
vizionplus.tv