Bisedime pa rezultat! Kurti negocion me Abdixhikun, PDK dhe LDK vijojnë protestën para qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vijojnë në përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik dhe se palët folën për emra konkretë për presidentin e ardhshëm. Edhe Abdixhiku theksoi se kandidatët janë në përputhje me kriteret dhe vlerat që kërkohen nga palët. Takimi Kurti-Abdixhiku u zhvillua në një kohë kur pjesa tjetër e opozitës po vijon protestat para selisë së qeverisë, duk kërkuar konstituimin pa vonesë të kuvendit. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzoi Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia. “Sot Albin Kurti, ashtu siç e ka edhe traditë edhe në doktrinën e tij politike, sërish po fshihet, sërish iku përmes rrugëve ilegale, klandestine, duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Dhe fshehja është doktrinë e tij...
Burimi:
vizionplus.tv