Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi vendimin e KQZ-së për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve la në fuqi vendimin e kryetarit të KQZ-së që Kreshnik Hajdari të vijojë detyrën si kryetari i Bashkisë së Kuçovës. Më herët, Hajdari u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. Vendimi i Gjykatës erdhi pasi kryebashkiaku i Kuçovës nuk kishte deklaruar një vendim të marrë në vitin 1999 nga gjykata e Janinës për hyrje në Greqi pa leje. Por dënimi më pas u konvertua në masën riedukuese të “qortimit”, pasi Kreshnik Hajdari ishte minoren gjatë asaj kohe. Ky mosdeklarim në formular bëri që opozita të ankimonte vendimin disa herë, një betejë ligjore e cila zgjati rreth 3 vite. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv