Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

Britania e Madhe nis burgosjen e atyre shqiptarëve që janë dëbuar dhe rikthehen ilegalisht duke thyer atë që njihet si “deportation order”, urdhër dëbimi. Sipas dokumenteve të gjykatës Standard të Londrës, është arrestuar për rast të tillë Jetmir Daci. Ai ka dalë përpara kësaj gjykate si i akuzuar për thyerje të urdhrit të dëbimit lëshuar me 12 Gusht 2022. Gjykatës iu tha se 33-vjeçari shqiptar me dijeni të plotë hyri në Angli me 20 Maj 2026 teksa ndaj tij ishte zbatuar një urdhër dëbimi. Ai do të vijojë të qëndrojë në burgun Pentonville, informon TCH. Një vit më parë prokuroria britanike CPS tha se një shtetas shqiptar, i cili është dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar brenda tre vitesh, është dënuar për shkelje të...