DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

Policia greke ka arrestuar sot 8 persona të dyshuar për përfshirjen në një atentat me eksploziv ndaj një biznesmeni greko-amerikan në ishullin e Lefkadës. Ngjarja ka ndodhur në janar 2026, kur autorët dyshohet se vendosën një mjet shpërthyes në vilën e biznesmenit, në zonën pranë Agiofyllit. Pajisja përmbante rreth 10 kilogramë dinamit xhelatinë, por fatmirësisht nuk shpërtheu. Sipas hetimeve të Policisë greke, urdhri për sulmin dyshohet se është dhënë nga dy të burgosur në burgun e Malandrinos, të cilët kanë përdorur bashkëpunëtorë jashtë burgut për planifikimin dhe realizimin e atentatit. Të dyshuarit si organizatorë janë identifikuar si Mikel Selimaj, 46 vjeç (foto lart), nga Vlora, dhe Evstratios Nousis, 31 vjeç, shtetas grek. Selimaj, i cili ka precedentë për vepra që lidhen me drogën, vjedhjet dhe...