“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

Shoqata e Administratorëve të Ndërtesave ka reaguar pas plagosjes së rëndë të një 74-vjeçari në Tiranë, administrator i një pallati, pas një konflikti për ujin e pijshëm me një 35-vjeçar. Përmes një reagimi zyrtare në Facebook, shoqata e ka cilësuar këtë akt të papranueshëm dhe ka ngritur alarmin se sulmet, kërcënimet dhe fyerjet ndaj kësaj kategorie po kthehen në një fenomen të përsëritur shqetësues. Përfaqësuesit e shoqatës u kanë bërë thirrje urgjente institucioneve shtetërore që të rishikojnë kuadrin ligjor, për të garantuar mbrojtjen e administratorëve. “Shoqata e Administratorëve të Ndërtesave” shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një administrator pallati është plagosur rëndë me thikë dhe motosharrë, pas një konflikti lidhur me furnizimin me ujë...