Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me partnerët amerikanë
Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar sot (27 gusht) një takim zyrtar me Karma M. Smith, Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë detyrën në Shqipëri. Përmes një postimi, Qose bëri të ditur se në fokus të takimit ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional. Qose shprehu gjithashtu mirënjohjen për Jamar Williams, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij gjatë periudhës së angazhimit me AMP-në. Në takim ishte i pranishëm edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Reagimi i Klevis Qoses: “Sot pata kënaqësinë të takoj znj. Karma M....
Burimi:
javanews.al