Nesër masa e sigurisë, Ergys Agasi del në GJKKO për dosjen e AKSHI-t

Nesër masa e sigurisë, Ergys Agasi del në GJKKO për dosjen e AKSHI-t

GJKKO do të zhvillojë nesër në orën 09:30 seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës pas tetë muajsh në kërkim. Një ditë më parë, Agasi u vu në pranga gjatë një operacioni të koordinuar nga SPAK-u dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Automjeti i tij, që drejtohej nga ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku, u pikas në Elbasan dhe u ndoq nga autoritetet derisa u rrethua në një zonë me trafik në Plepa. Gjatë kontrollit, dy të arrestuarve u gjetën me vete 4 mijë euro cash. Agasi dyshohet se në bashkëpunim me biznesmenin Ermal Beqiri, i arrestuar më parë në Francë, kishte ngritur një grup të strukturuar kriminal brenda...