Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 8 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar struktura operacionale vendore dhe qendrore, përfshirë MZSH, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarë. Në mbështetje të operacioneve tokësore janë aktivizuar 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të 3 vatrave, janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga 1 helikopter i FA. Ndërhyrja ka vijuar në terren të vështirë, ndërsa vatra mbetet aktive. Angazhimi më i gjerë tokësor është regjistruar në qarkun Dibër. Në Qafë të Helmës kanë operuar 27 forca:...
Burimi:
javanews.al