Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos
Dinamo është eliminuar nga Pafos në Qipro, pas një sfide dramatike që u vendos në kohën shtesë. Blutë e Ilir Dajës barazuan 2-2 në 90 minutat e rregullta, por në shtesë pësuan dy gola dhe nuk arritën të reagojnë. Dinamo kaloi e para në avantazh që në minutën e 8-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe një rrëmbimi fantastik të topit nga Malomo, Silva Richard asistoi për David Fadairon, i cili nuk gaboi përballë portës. Pafos reagoi menjëherë dhe në minutën e 12-të Ken Sema barazoi me një goditje nga distanca. Topi u devijua dhe përfundoi në rrjetën e Aldo Teqjas. Dinamo protestoi për një faull ndaj Malomos në nisje të aksionit, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Pjesa e parë u mbyll në barazim...
Burimi:
javanews.al