Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”
Ratko Mladiç, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe një prej figurave kryesore të luftës së viteve ’90 në ish-Jugosllavi, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Emri i tij është lidhur në mënyrë të pashlyeshme me disa prej krimeve më të rënda të kryera në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mladiç drejtoi forcat serbe të Bosnjës gjatë konfliktit dhe u bë një prej protagonistëve kryesorë të fushatës së dhunshme të spastrimit etnik ndaj popullsisë boshnjake, shkruan BBC. Ai dhe lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karadžiç, u shndërruan në simbole të nacionalizmit ekstrem serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Ratko Mladiç lindi më 12 mars 1942, në një fshat malor pranë Sarajevës. Babai i tij u vra gjatë Luftës së...
Burimi:
javanews.al