Sa pranë i shkoi, Egnatia humb në shtesa dhe do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës

Sa pranë i shkoi, Egnatia humb në shtesa dhe do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës

Egnatia i shkoi shumë pranë Ligës së Konferencës, por koha shtesë i largoi nga ky kompeticion. Rrogozhinasit kaluan në epërsi në minutën e 33-të ndaj Lilestromit falë golit të shënuar nga Sota. Por norvegjezët reaguan në pjesën e dytë të lojës. Goli i Fosit në minutën e 82-të e dërgoi ndeshjen në shtesa, ndërsa në minutën e 94-t ishte Olseni ai që vulosi fitoren 2-1 Lilestromit. Egnatia u eleminua kështu nga Liga e Europës, por jo nga vetë Europa. Rrogozhinasit do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në grupet e Ligës së Konferencës. Një sukses historik ky për Egnatian, që për herë të parë do të jetë pjesë e këtij kompeticioni./Sport Ekspres/