Fisnik Asllani pranë transferimit te Galatasarai, gjithçka varet nga….Leao!

Fisnik Asllani pranë transferimit te Galatasarai, gjithçka varet nga….Leao!

Galatasaray vazhdon të lëvizë në merkato dhe emri i Fisnik Asllanit është futur seriozisht në planet e klubit turk. Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e Galatasaray kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin shqiptar për kushtet personale, duke siguruar paraprakisht dakordësinë e lojtarit. Megjithatë, transferimi i Asllanit në Stamboll nuk është ende i përfunduar. 23-vjeçari po mbahet aktualisht si një alternativë, ndërsa Galatasaray pret zhvillimet e fundit në lidhje me objektivin kryesor, Rafael Leao. Klubi turk është duke monitoruar mundësinë e një transferimi të yllit portugez dhe e ardhmja e Asllanit duket se lidhet drejtpërdrejt me rezultatin e këtyre negociatave. Nëse marrëveshja për Leaon nuk konkretizohet, Galatasaray mund të kalojë menjëherë te Fisnik Asllani, pasi kushtet personale me lojtarin raportohet se janë dakordësuar. Asllani konsiderohet një...