Kontratë 2+1, Juventus projekton rikthimin e bujshëm në Serie A. JA DETAJET
27 Gusht 2026 17:01 Telesport Juventus po punon për të bërë një goditje të fundit në merkato në repartin e mesfushës, para datës 1 shtator. Sky Sport Italia zbulon se drejtuesit e klubit bardhezi janë takuar së fundmi me përfaqësuesit e Franck Kessie. Ish-mesfushori i Atalantës dhe Milanit është një agjent i lirë pas largimit këtë verë nga Al-Hilal dhe mundësitë për një rikthim befasues në Serie A, janë rritur shumë. Për mesfushorin 29-vjeçar të Bregut të Fildishtë ka interes konkret edhe nga Roma, por për mometin Juventus është më afër tij. Juventusi kryeson garën me një kontratë dyvjeçare dhe opsion për një të tretë me 4.5 milionë euro në sezon. Gjithashtu për mesfushorin do të ketë bonuse lidhur edhe me perfomancën e tij.
Burimi:
telesport.al