Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

Shqipëria ka satelitë në orbitë, por institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në terren. Pas flakëve që shkrumbuan kurorën e gjelbër të Mallakastrës edhe këtë vit, nga njëra anë, dhe rrezikut që ende vijon për shkak të temperaturave të larta, nga ana tjetër, Bashkia Fier kërkon të blejë një dron për emergjencat civile. Në dokumentin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik specifikohet se droni duhet të ketë shpejtësi minimale të lëvizjes horizontale 50 km/h, shpejtësi minimale të ngjitjes 18 km/orë, ndërsa lartësia maksimale e ngjitjes duhet të jetë 4 km. Tender të ngjashëm ka hapur edhe Bashkia Mirditë. Ajo kërkon të blejë një dron, i cili do të përdoret për mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe respektimin e ligjit në territor, duke kontribuar në parandalimin...