FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç të ri për kancerin metastatik të pankreasit, duke hapur një kapitull të ri në trajtimin e një prej formave më agresive të sëmundjes. Ilaçi, i zhvilluar nga kompania Revolution Medicines dhe i tregtuar me emrin Rasonque (daraxonrasib), merret një herë në ditë në formë tablete. Miratimi u dha më 26 gusht dhe vlen për pacientët me adenokarcinomë metastatike të pankreasit që kanë marrë të paktën një trajtim sistemik më parë ose që nuk janë kandidatë për kimioterapi të kombinuar. Rezultatet: mbijetesa u dyfishua Miratimi i FDA-së bazohet në rezultatet e studimit klinik të fazës së tretë RASolute 302, ku morën pjesë 500 pacientë me kancer metastatik të pankreasit. Sipas të dhënave të studimit, pacientët...