Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Andrew dhe Tristan Tate, të njohur për jetën luksoze që shfaqnin në rrjetet sociale, tashmë po përballen me një realitet krejt tjetër në një burg federal në Miami, ku po mbahen në pritje të një kërkese për ekstradim nga Britania e Madhe. Në videot e tyre, vëllezërit Tate shfaqnin makina sportive, para, orë të shtrenjta dhe darka në restorante luksoze. Sot, panorama është krejt ndryshe. Në burgun federal ku ndodhen, vëllezërit blejnë ushqime të thjeshta si Doritos me shije djegëse dhe të ëmbël, çokollata Snickers, supë ramen, Twix, kafe kolumbiane dhe shkopinj me mish gjeli dhe djathë zviceran. Listat e blerjeve të tyre janë bërë publike nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës. Ushqimi duket se nuk i mjafton Tristanit. Avokati...