Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një skeme të re të sigurimeve në bujqësi, e cila synon të mbrojë fermerët dhe prodhimin bujqësor nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Salla tha se vendimi vjen pas takimeve me fermerë në të gjithë vendin dhe shqetësimeve të tyre për dëmet e shkaktuara nga ngricat, breshëri, përmbytjet dhe zjarret. “Jemi në përmbyllje të ndërtimit të një skeme të sigurimeve në bujqësi, e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë”, u shpreh ai. Skema synohet të jetë e aksesueshme si për fermat e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha, duke u ofruar fermerëve më shumë siguri përballë ngjarjeve...