Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi gjimnazin “Qemal Stafa”, një prej institucioneve arsimore ku ka nisur zbatimi i programit “Smart City” për rritjen e sigurisë në shkolla. Ai pa nga afër sistemin e kamerave të instaluara në ambientet e shkollës, duke theksuar se teknologjia e avancuar dhe inteligjenca artificiale do të jenë tashmë pjesë e masave për një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe stafet pedagogjike. “Jemi këtu për të parë nga afër pikërisht fillimin e zbatimit të programit ‘Smart City’ për sigurinë në shkolla”, u shpreh Lamallari, duke shtuar se gjimnazi “Qemal Stafa” dhe nxënësit e tij do të jenë ndër të parët që do të përfitojnë nga siguria e shtuar përmes teknologjisë. Sipas ministrit, sistemi i ri kombinon teknologjinë e...