Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e Abissnet Superiore, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare. Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit. Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar. Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me...
Burimi:
javanews.al