Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

Pas lajmit për vdekjen e Ratko Mladiçit, një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje dhe përgjegjësit e dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, rikthehet në vëmendje edhe historia tragjike e vajzës së tij, Ana. Një histori e mbushur me dashurinë e një babai për vajzën e tij, por edhe me përplasjen e dhimbshme mes figurës familjare që ajo njihte dhe realitetit të errët të krimeve për të cilat i ati do të gjykohej më vonë. Ana Mladiç, vajza e preferuar e gjeneralit serb, u vetëvra në vitin 1994, në moshën 23-vjeçare, me armën e të atit. Arsyet e sakta të vendimit të saj nuk u provuan kurrë, por historia e saj është interpretuar ndër vite si një tragjedi familjare e lidhur me përballjen me realitetin...