Kongresisti amerikan: Vuçiçi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë
Dy ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë rritur presionin ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave kundër korrupsionit dhe shkëputjen e lidhjeve me kundërshtarët e SHBA-së. Wilson dhe Keating, anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë prezantuar një projektligj që parashikon sanksione dhe ndalime vizash për individët që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor. Wilson ka kritikuar ashpër presidentin serb, duke thënë se nën drejtimin e tij Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin. “Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiçit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”,...
Burimi:
syri.net