Ligjvënësit amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, kritika ndaj Vuçiçit: Qeveria e tij po destabilizon rajonin
Rajoni E Enjte, 27 Gusht 2026 18:56 Dy kongresistë amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë ndërmarrë një nismë të re kundër individëve që kërcënojnë demokracinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në fokus është edhe Serbia e presidentit Aleksandar Vuçiç. Projektligji i kërkon Beogradit të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reformimin e institucioneve, ndërsa SHBA kërkon gjithashtu që Serbia të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani. Joe Wilson ka kritikuar ashpër drejtimin e vendit nën Vuçiçin, duke e akuzuar qeverinë serbe për largim nga standardet demokratike dhe për afrimin me Moskën, Pekinin dhe Teheranin. Nisma amerikane vjen në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, në prag të zgjedhjeve të reja. Në këtë kuadër, Uashingtoni...
Burimi:
kohajone.com