KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ku nuk konstatohen kushtet për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Pas shqyrtimit të ankimimit nga subjekti politik Partia e Lirisë dhe ish kandidati për kryetar i bashkisë Kuçovë, Lefter Maliqit, KAS njoftoi se “me shumicë votash vendosi rrëzimin” e këryre ankesave dhe “lënien në fuqi të vendimit të datës 1 korrik të vitit 2026” të marrë nga Celibashi. Maliqi inicoi një betejë të gjatë ligjore duke kërkuar pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, me pretendimin se ai kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit një dënim të mëparshëm në shtetin grek. Prokuroria e Përgjithshme...
Burimi:
gijotina.com