Aksident tragjik në Lezhë/ “Audi” përplas 12-vjeçarin që lëvizte me monopatinë, ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident tragjik në Lezhë/ “Audi” përplas 12-vjeçarin që lëvizte me monopatinë, ndërron jetë rrugës për në spital

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një monopatinë me të cilin po lëvizte një 12-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës. Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.