“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për vijimin e protestës edhe ditën e nesërme, duke njoftuar qytetarët se do të mblidhen pranë selisë së Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet mbledhja e ministrave. Lika deklaroi se çdo ndryshim në kabinet apo në strukturat partiake nuk do ta ndalë protestën. Ai tha se kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë, dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, ndërsa shtoi se të njëjtën kërkesë do i përsërisin edhe para selisë rozë, ku dhe do “mirëpresin” ministrat me vezë. “Nesër në orën 17:00, kushdo që mundet të bashkohet para PS-së dhe aty t’u urojmë “mirëseardhjen” ministrave të Ramës, që nuk janë ministrat tanë. Nuk na përfaqësoni! Nuk na përfaqësoni! Nuk na përfaqësoni!…”, tha Lika. Aktivisti theksoi se protesta ka arritur...