Dy vatra në Dibër, zjarri përpin pyllin me pisha, shkojnë ta fikin me lopata e shkopinj! Shikoni pamjet
Dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Dibër. Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha sipër fshatit Sllatinë në njësinë administrative Sllovë,ku menjëherë janë mobilizuar forcat dhe shërbimi zjarrfikës për ta vënë nën kontroll por flakët ende vazhdojnë. Një tjetër zjarr në fshatin Arrmollë të njësisë administrative Lurë ka djegur 2 shtëpi të pa banuara, por është kufizuar dhe për momentin nuk rrezikohen banesa të tjera. Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon dhe pse për gjatë gjithë ditës ka punuar një helikopter dhe mbi 100 forca vijon dhe po afrohet drejt fshatit i favorizuar efhe nga era.
Burimi:
syri.net