Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Blinisht-Fishtë në Lezhë, ku një 13-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë. Bëhet me dije se i mituri i cili lëvizte me monopatinë është përplasur nga një makinë e drejtuar nga Ervis Kume. 33-vjeçari është shoqëruar në ambinetet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Njoftimi: Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon...