Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

Vila luksoze e Angelina Jolie në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e Madonna-s, e cila mund të rikthehet së shpejti në Los Angeles. Këngëtarja, e cila festoi së fundmi 68-vjetorin në Greqi, ka shfaqur interes për pronën e aktores, edhe pse aktualisht nuk ndodhej në Los Angeles për ta vizituar nga afër. Sipas New York Post, agjentët imobiliarë kanë organizuar për Madonna-n një tur virtual të pronës, e cila është nxjerrë në shitje për 29.85 milionë dollarë. “Njerëzit e Madonna-s telefonuan dhe u organizua një vizitë”, tha një burim, duke e përshkruar zonën si një komunitet të mrekullueshëm në kodrat mbi Hollywood, ku jetojnë shumë personazhe të njohura. Jolie e nxori për herë të parë vilën në shitje në maj. Aktorja e bleu pronën në qershor...