Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

Në ditën e 89-të të protestë që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka patur përplasje mes protestuesve. Siç shihet edhe nga pamjet e Vizion Plus, ka patur një moment përplasje mes disa personave, ndërsa ka arritur të shuhet pas ndërhyrjeve të qytetarëve të tjerë të pranishëm. Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në media u përfol për një përplasje mes dy grupimeve në protestë. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë lidhur me incidentin.