Divjaka nuk dorëzohet pas 28 ditësh: Këtu vendosim ne, jo Rama dhe Mazniku

Divjaka nuk dorëzohet pas 28 ditësh: Këtu vendosim ne, jo Rama dhe Mazniku

Prej 28 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestën në shesh, duke kundërshtuar projektin e reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Edhe mbrëmjen e së enjtes, qytetarët janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve territoriale, ndërsa kërkojnë që Divjaka të ruajë statusin e saj si bashki. Gjatë protestës, banorët kanë kritikuar mungesën e mbështetjes nga të zgjedhurit vendorë dhe përfaqësuesit politikë të zonës. Protestuesit kanë deklaruar se qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe të votojnë për ata që i përfaqësojnë dhe u qëndrojnë pranë në përballjen me problemet e komunitetit. Në fund të protestës, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, siç bëjnë çdo mbrëmje, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje si: “Arrestoni Ramën”, “Divjaka bashki”...