PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

Pushimet mbaruan për demokratët dhe lideri historik Sali Berisha nisi sot sezonin e ri politik, duke vendosur si detyrë kryesore modernizimin e Partisë Demokratike. Berisha pranoi se organizimi i PD-së ka jo pak defekte, duke paraqitur një raport që Instituti Republikan Amerikan ka bërë për mënyrën se si funksionon Partia Demokratike. Berisha vendosi të lexojë publikisht raportin për të theksuar se cilat janë problemet e PD-së sot. “Partia Demokratike nuk përballet me një krizë idesh, lidershipi apo rëndësie politike. Ajo përballet me mungesën e një sistemi të brendshëm koherent, të aftë për të përkthyer qëllimin politik në veprim organizativ të koordinuar.” Në këtë situatë, PD-ja ka vendosur të dixhitalizojë komunikimin me anëtarët e saj, duke krijuar një aplikacion të posaçëm. Aplikacioni do të shpërndajë mesazhin...