“Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura!”, qytetari nga tubimi para Kryeministrisë: Dorëheqja e qeverisë, hapi i parë!
Një qytetar, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike, ndërsa bëri thirrje për anulimin e ligjit në zonat e mbrojtura. Më tej, qytetari u ndal te problematikat e Tiranës, duke përmendur mungesën e hapësirave, ajrit dhe trafikun e rënduar. Sipas tij, rruga e re që po ndiqet nga qytetarët mund të sjellë shpresë për mbrojtjen e territorit. “E kemi kuptuar se nuk ka kuptim Rama në burg, pa Berishën apo anasjelltas. Dhuna informale dhe ajo e organizuar me ligj do të vazhdojnë. Shqipëria kërkon revolucion. Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar. Të gjitha këto bëhen me leje dhe me ligj. Pavarësisht se lejet miratohen, zbatimi nuk bëhet. Ndaj mendoj se rruga e re që po ndjekim sjell shpresë...
Burimi:
gijotina.com