Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

Egnatia është futur në shtesë, pasi rrogozhinasit barazuan 1-1 në transfertën ndaj ekipit norvegjez. Rrogozhinasit pësuan gol në shtesë. Egnatia e nisi mirë lojën pasi kaloi në avantazh në minutën e 33-të. Pas një krosimi të Fernando Medeiros nga goditja e këndit, Eljon Sota u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.Në minutën e 62-të, Alesandro Albaneze provoi një supergol nga distanca, por goditja e tij përfundoi jashtë. Sulmuesi tentoi sërish në minutën e 75-të, por këtë herë portieri kundërshtar reagoi në kohë dhe devijoi topin. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një kualifikimi historik, norvegjezët barazuan në minutën e 82-të. Sander Foss shënoi për 1-1 pas asistit të Ylldren Ibrahimajt.