Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Maqedoninë e Veriut

Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Maqedoninë e Veriut

Rajoni E Enjte, 27 Gusht 2026 17:39 Një tjetër person ka humbur jetën në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave nga kjo sëmundje në vend. Viktima është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte qëndruar i shtruar në spital për 15 ditë dhe kishte një gjendje të rëndë klinike. Ndërkohë, shqetësimi për përhapjen e virusit po rritet, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 51 raste deri më tani. Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën e Shkupit. Pjesa më e madhe e pacientëve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione të rënda neurologjike, përfshirë encefalitin dhe meningjitin. Rritja e rasteve është veçanërisht shqetësuese. Në fund të korrikut ishin...