EMRI/ Interpoli arreston në Londër të kërkuarin nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës! Do nisin edhe procedurat e ekstradimit
Interpol Tirana bashkë me BKH në bashkëpunim me skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në NCA lokalizuan dhe arrestuan një të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër “Westminster Magistrate Court”, sipas raportimit të TCH, tregojnë se është arrestuar për qëllim ekstradimi, Korado Gështënja. Në Angli ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe emrin e rremë James Martin. Kësaj gjykate iu tha se 35-vjeçari shqiptar kërkohet mbi bazën e një urdhër-arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO në ë Shqipërisë, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A. Përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi tha se Korado Gështënja më ose rreth...
Burimi:
javanews.al