EMRI+FOTO – Arrestohet në Britaninë e madhe 35- vjeçari, dyshohet i përfshirë në rrembimin e Jan Prenga

EMRI+FOTO – Arrestohet në Britaninë e madhe 35- vjeçari, dyshohet i përfshirë në rrembimin e Jan Prenga

Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për ngjarje të rënda kriminale është prangosur nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.Korado Gështënja, 35- vjeç, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është lokalizuar dhe arrestuar në Londër. Sipas të dhënave të para, Gështënja fshihej prej kohësh në Angli duke përdorur një identitet të rremë për t’i shpëtuar gjurmimit dhe arrestimit nga policia.Gështënja dyshohet nga SPAK si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një nga ngjarjet më të bujshme të krimit të organizuar në vend. Pas arrestimit nga policia britanike, ndaj tij kanë nisur menjëherë procedurat gjyqësore në Londër për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura...